Legjendat botërore në gjatësi të ushtrimit tē detyrës së tyre si “liderë”
1. Muammar Gaddafi – Libi (1977-2011) 34 vjet kryetar
2. Fidel Kastro – Kuba (1976-2008) – 32 vjet kryetar
3. Aleksandar Lukashenko – Belorusi (1994-present) 26 vjet kryetar
4. Vladimir Putin – Rusia (2000 – present)- 19 vjet kryetar
5. Ali Ahmeti – Maqedonia Veriore (2002- present) – 18 vjet kryetar
6. Hugo Chavez – Venezuela (1999-2013) 14 vjet kryetar
7. Evo Morales – Bolivi (2006-2019) 13 vjet kryetar
Ky është shkrimi i Arben Taravarit, sekretar gjeneral në ASH pas rizgjedhjes së Ali Ahmetit në krye të BDI.
Ka reaguar ish ministri Driton Kuçi.
“E kuptoj dëshirën e Taravarit, që në mungesë të projekteve dhe punës në Gostivar, meret me gjithçka tjetër por jo edhe me punët e Komunës! Ndoshta e bën kujdestarin provokator në opinion, vetëm të dëshmohet te kryetari i tij, se nuk ka pretendime për të parin e partisë. Nejse, nëse ai ka haruar, opinioni dhe ne nuk harrojmë. Andaj i’a rikujtojmë atij, Liderët e mëdhenj të demokracisë të cilët i njeh teoria dhe praktika politike:
1. Konrad Adenauer ( 1949-1963)
2. Helmut Kol ( 1982-1998)
3. Angella Merkell ( 2005- 2019)
4. Margaret Tacher (1979-1991)
5. Toni Bler (1997-2008)
6. Zhan Shirak (1995-2007)
7. Ali Ahmeti ( 2002-…)
“E di, shqetsohet! Deri sa të jetë A.A, për ata me rëndësi është vetem pjesmarja në zgjedhje”, shkruan Kuçi.