Miratohet buxheti për vitin 2020

Kuvendi ka miratuar propozim buxhetin për vitin 2020, në të cilin pas një debati dhjetëditor në komisionin amë u pranuan edhe 12 amendamente.

Marketing

Në ditën e fundit të debatit parlamentar për propozim buxhetin e vitit 2020, pushtet dhe opopoita kanë shfrytëzuar foltoren e Kuvendit për të shkëmbyer akuza ndaj njëra tjetrës rreth mënyrës se si janë shpenzuar paratë e qytetarëve.
Nga VMRO-DPMNE thanë se edhe buxheti i vitit aktual edhe ai i vitit të ardhëshëm shpenzohen vetëm për jetë luksoze të funksionarëve të LSDM-së, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën duke thënë se për 10 vite sa kanë qenë në pushtet, VMRO-DPMNE ka shpenzuar buxhete për përmendore dhe biznese partiake.

Fatkeqësisht edhe pas 30 viteve funksionarët e LSDM-së nuk mundën të dalin nga matrica e tyre se ata janë njerëzit të cilëve u lejohet gjithçka, të keqpërdorin parate e qytetarëve, të jetojnë me luks në kurriz të qytetarit që për momentin kërkon mënyra se sit ë mbijetojë, ndërsa ata shpenzojnë para pa nevojë. Kjo është një sjellje ndaj qytetarëve të vetë, që nuk meriton aspak as të diskutohet”, deklaroi deputeti Gjoko Kamçev.

Investimi më I madh që e keni bërë më parë ka qenë futja e qytetarëve në burxh për qytetarët. Pak të tregonit interes në atë kohë dhe atë huamarje ta dedikonit për luftë kundër ndotjes. 800 miljon euro I investuat për përmendore dhe është normale që qytetarët tani janë të lumtur sepse tani investohet në kapital njerëzor. Ky është kujdesi sot për qytetarët dhe jo për investime të cilat thonë se paskan qenë në interest ë qytetarëve. Minierat për cilin interest ë qytetarëve planifikuat t’i hapni, për shëndetin e qytetarëve apo për interesa të biznesit të VMRO-DPMNE-së?”, u shpreh deputetja Meri Llazarova.

Në fokusin e buxhetit për vitin e ardhshëm është kapitali njerëzor, gjegjësisht sistem më i mirë shëndetësor, arsimor dhe social dhe mbështetje e fuqishme për rritjen e sektorit real. Të ardhurat janë projektuar në 222 miliardë dhe 300 milionë denarë (3 miliardë e 615 milionë euro), që paraqet rritje prej 5,6 për qind në krahasim me këtë vit. Tek ana e shpenzimeve të buxhetit është planifikuar rritje prej pesë për qind në krahasim me vitin e kaluar me çka shpenzimet e përgjithshme janë 239 miliardë e 700 milionë denarë, gjegjësisht tre miliardë e 898 milionë euro.

Deficiti buxhetor për vitin 2020 është paraparë në nivel prej 2,3 për qind të BPV-së, që është më i ulët se niveli në vitin 2019 kur ishte 2,5 për qind, në pajtim me Strategjinë fiskale 2020-2022 dhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare. Deficiti është ulur edhe në nivelin absolut për 160 milionë denarë dhe është 17 miliardë e 385 milionë denarë.