Lazio është fitues i Superkupës së Italisë, mposhtet Juventusi

Lacialët në finale mposhtën Juventusin me rezultat 3:1, ashtu siç bën edhe në Serie A pak javë më parë.

Marketing

Ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi kaloi herët në epërsi përmes Luis Alberto (16’), por në fund të pjesës së parë Juve barazoi gjithçka me anë të Paulo Dybala (45’).

Kur ndeshja po shkonte drejt baraspeshës, kapiteni i Lazios Senad Lulic (73’) doli në skenë dhe i dha sërish avantazhin skuadrës së tij, para se Cataldi (90+3′) me një perlë të vuloste rezultatin përfundimtar.

Skuadra nga kryeqyteti italian herën e fundit e fitoi Superkupën në vitin 2017, kurse Juventusi ishte veçse kampioni aktual.

Lazio ka arritur të fitojë për herë të pestë në histori Superkupën e Italisë, e cila u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite.