Seancë e Këshillit kombëtar për siguri

Në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski sot do të mbahet seanca e dytë e Këshillit të Sigurimit.

Marketing

“Në pjesën e parë të seancës, ku do të diskutohen çështjet aktuale në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës, përveç anëtarëve të këshillit, do të marrin pjesë edhe Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Erold Musliu, Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, Zoran Angelovsk, drejtori i Agjencisë Operuese-teknike dhe gjeneralnënkolonel Vasko Gjurçinovski, shefi i Shtatmadhorisë të Armatës të Republikës së Maqedonisë Veriore” kumtuan nga, kabineti i Pendarovskit.

Nga Kabineti i presidentit informojnë se pjesa e dytë e seancës do t’i kushtohet problemit të ndotjes së ajrit. Në debat, përveç anëtarëve të këshillit, do të marrin pjesë tre përfaqësues të Nismave dhe Organizatave të bashkuara qytetare, të cilët në periudhën e fundit u takuan me presidentin Pendarovski për mbrojtjen e mjedisit jetësor, dhe përmes një letre kanë bërë propozime dhe nisma për të kapërcyer ndotjen nga zjarret dhe zjarre në sipërfaqe të hapura, deponitë.

Po ashtu në pjesën e dytë të seancës do të marrin pjesë Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, zëvendësministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Fejzula Spahija, Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit.