Ushtria Franceze ka thënë se kreu një sulm me dron të armatosur për herë të parë, gjatë operacioneve në Mali në të cilin u vranë 40 terroristë të dyshuar.
Të Shtunën, presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se forcat franceze kishin “neutralizuar” 33 xhihadistë në rajonin qendror të Moptit, në një operacion që kishte filluar natën e kaluar.
Në një deklaratë të hënën, komanda ushtarake franceze tha që sulmi i dronit u bë gjatë një operacioni vijues të së shtunës në të cilin u vranë shtatë luftëtarë të tjerë xhihadistë.
Ndërsa komando franceze po kërkonin zonën luftarake në pyllin e Ouagadou, “ata u sulmuan nga një grup terroristësh me motoçikleta”, thuhet në deklaratë, shkruan The Guardian.
Një dronë Reaper dhe një patrullë franceze Mirage 2000 hapën zjarr për të mbështetur trupat tokësore.
“Ky është sulmi i parë operativ me një dron të armatosur”, thuhej në deklaratë.
Sulmi erdhi dy ditë pasi ushtria franceze njoftoi se kishte përfunduar testimin e dronëve të pilotuar nga distanca për operacione të armatosura.
Operacioni në fundjavë ishte në një zonë të kontrolluar nga Katiba Macina, një grup islamik i pamëshirshëm i themeluar nga predikuesi radikal i Moptit, Amadou Koufa.