Zaev: Kjo Qeveri e nxorri vendin nga lufta qytetare që mund të ndodhte më 27 prill

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për servisin publik TVM theksoi se qytetarët nuk duhet të harrojnë se çfarë bëri qeveria e kaluar, që sipas tij ishte një bandë kriminale që 11 vite udhëhoqi vendet me strukturat e saj.

Marketing

Ai tha se Qeveria e tij e nxorri vendin nga një luftë civile që kishte mundur të ndodhte më 27 prill të 2017. “Kjo Qeveri e nxorri vendin nga lufta qytetare që mund te ndodhte më 27 prill. Sot nuk kemi tensione ndëretnike, nuk kemi rrahje nëpër autobusë, nuk kemi probleme të tipit siç ndodhin gjatë 11 viteve të kaluara. E sollëm lirinë që çdokush mund të flas lirshëm, të kritikojë dhe të propozojë”, theksoi Zaev. Ai shtoi se tani do të tregojë se çfarë di në planin e ekonomik, pasi që janë zgjidhur problemet ndërkombëtare, ndërsa vendi është para dyerve të NATO dhe BE. Zaev nënvizoi rritjen e rrogave dhe pensioneve, dhe se në të ardhmen do të bëj edhe më tepër.