Para shtatë vitesh sjellja e dhunshme dhe kriminale e VMRO-DPMNE-së e krijoi një nga datat më të zeza të demokracisë sonë.
Më 24 dhjetor 2012, VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Nikolla Gruevski me dhunë dëboi së pari gazetarët nga galeria e Kuvendit, pastaj me dhunë i hodhi deputetët e opozitës të udhëhequr, atëherë nga LSDM.
24 dhjetori është fytyra e vërtetë e regjimit, fytyra e vërtetë e matricës së dhunshme kriminale të VMRO-DPMNE-së e cila do të kulminojë më 27 prill me të enjten e përgjakshme të hyrjes së dhunshme në Kuvend.
Sot, asgjë nuk ka ndryshuar në VMRO-DPMNE, partia ende udhëhiqet nga Nikolla Gruevski, krimineli i arratisur në Budapest, ndërsa Hristian Mickoski është vetëm zëdhënës i tij.
Sot, VMRO-DPMNE vazhdon të punojë kundër interesave të qytetarëve.
Me çdo ditë të re, sjellja destruktive e VMRO-DPMNE-së eskalon, të përballur me panikun nga humbja zgjedhore.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së frenojnë dhe bllokojnë shumë ligje që janë në interes të qytetarëve.
VMRO-PDMNE dhe Hristian Mickoski bllokojnë gjithçka që nënkupton kthim i parave te qytetarët. Bllokojnë gjithçka që nuk është sipas planit të Gruevskit.
VMRO-DPMNE nënkupton jostablitetit, rrezik dhe kthim të regjimit. Prandaj qytetarët do t’i dënojnë politikat e tyre destruktive dhe më 12 prill do të porosisin Regjim- kurrë më.
Qendra për komunikim me opinionin nga LSDM