Kosova pa qeveri! Marrëveshja mes VV dhe LDK ende larg

Mediat raportuan se një takim me LDK-së dhe VV-së do të nddohë në orën 13:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Por një gjë e tillë doli që të jetë e pavërtetë.

Marketing

Përfaqësues të LDK-së dhe të VV-së nuk janë takuar të paktën deri tani.

Këtë e konfirmon për KosovaPress edhe nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.

Sipas tij tash nuk ka takim ndërsa nuk mund të konfirmojë nëse do të ketë ndonjë të tillë gjatë ditës.

“Takim nuk ka në orën 13:00, për më vonë nuk e di”, tha Haziri nëpërmjet telefonit.

Njëjtë kanë deklaruar edhe nga VV ku sipas një zyrtari të kësaj Lëvizje sot nuk do të ketë fare takim.

LDK dhe VV kanë mbajtur disa takime ëpr të arritur një marrëveshje për koalicion por që deri më tani kjo nuk është arritur.

LDK përveq kryeparlamentarit, pesë ministrive po e kërkon edhe postin e presidentit. Këtë kërkesë po e refuzon partia e Albin Kurtit.