Grubi: Mezi presim 12 prillin që t’i fitojmë të gjithë

Deputeti i BDI-së Artan Grubi nuk sheh arsye për shtyerjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Madje, ai tha se BDI-ja me padurim pret 12 prillin ndërsa u shpreh i bindur në fitore. Këto komente Grubi i bëri pas deklaratës së kryeministrit Zaev, i cili nuk përjashtoi mundësinë e shtyerjes së zgjedhjeve nëse në Kuvend nuk miratohen mbi Ligjet e propozuara së fundmi nga mazhoranca që, sipas tij, janë për të mirën e qytetarëve.

Marketing

“BDI-ja me padurim pret datën e 12 prillit dhe fitoren e radhës për të përfituar besimin e qytetarëve në vazhdimësi, në mënyrë që të realizon programin shumë premtues, shumë modern, vizionar, për të ardhmen e qytetarëve dhe shpresojmë që me fitoren e radhës do të arrijmë që të vazhdojmë t’i përfaqësojmë shqiptarët me dinjitet. Të gjitha anketat tregojnë se BDI-ja është fituesi absolut i zgjedhjeve në kampin shqiptarë dhe që do të jetë përcaktues për qeverisjen e ardhshme. Kur fiton BDI-ja kanë fituar shqiptarët dhe gjithë qytetarët e vendit”, tha Grubi.