Klinika për sëmundje të syve është pajisur me dy aparate të reja.Bëhet fjalë për aparatin për detektim të hershëm të retinopatisë tek foshnjat e lindura para kohe dhe aparatin për analiza të enëve të gjakut në sy, siç është glaukoma, me fotografi të qartë kompjuterike. Pajisjet e reja do të mundësojnë diagnostikimin me kohë dhe të saktë të pacientëve, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Me këtë metodë ne presim që komplikimet e këtyre çrregullimeve të syrit tek foshnjat e lindura para kohe të rezultojnë me zero për qind verbëri në krahasim me atë që ishte deri tani me teknologjinë e vjetër që nuk mund të detektonte sëmundjen. Aparati tjetër do të ndihmojë ndjeshëm në cilësinë e shërbimit që do t’u ofrohet pacientëve me glaukomë, për shkak se në kohë dhe saktë do të merret fotografi kompjuterike nga enët e gjakut të syrit, që do të mundësojë që pacienti në kohë do të mund të pranojë terapinë.”,- tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ministri i Shëndetësisë njëherit theksoi se është rritur edhe kapaciteti i Klinikës së Syve me gjashtë punësime të reja, ndërsa, siç tha ai, punësimet e mjekëve në këtë klinikë do të vazhdojnë.