Çfarë bëjnë myslimanët për Krishtlindje?

Sezoni dimëror është i fokusuar në festat e shumta. Hijeshia që vihet mbi thuajse çdo vend të botës për festat e fundvitit nuk krahasohet me asnjë periudhë kohore.

Marketing

Por shpeshë herë kur afrohen këto festa, shtrohet pyetja se çfarë bëjnë myslimanët në sezonin e festave katolike.

Përgjigja nuk është thjeshtë festojnë apo jo? Shumë familje myslimane gëzojnë faktin e të mirës, madje shumë prej tyre bashkohen në festimet e Krishtlindjeve, duke përjashtuar disa gjëra të ngrënies apo pirjes.

Sarah Subhani bashkë me fëmijët e saj në Blackburn kanë një pemë Krishtlindje brenda në shtëpinë e saj.
Nëna e Arooj dhe Sofjas tha se nuk shkojnë në Kishë, apo nuk marrin pjesë në ndonjë lutje, por u bëjnë fëmijëve dhuarat dhe bëjnë për të ngrënë ndonjë gjë më të mirë.

“Ne do ta deokorojmë shtëpnë dhe do ta kalojmë ditën me familje, duke ngrënë një vakt të Krishtlindjes dhe duke luajtur lojëra”, tha ajo.
Ajo tha se këtë ritëm ia dedikon babit të saj.

“Babai im nuk donte që ne të ndjeheshim të lënë jashtë, sepse të gjithë të tjerët po festonin. Ne do të shkonim për të parë Babadimrin. Unë shkova në Pakistan gjatë festave të Krishtlindjes një herë, dhe pashë që myslimanët dhe të krishterët po jepnin dhurata dhe thonin Gëzuar Krishtlindjet për të gjihtë. Nuk kishte rëndësi për ata që ishin të krishterë apo myslimanë, ata argëtoheshin pa marrë parasysh”, tha ajo.

Krishtlindjet në Pakistan festohen nga të krishterët, të cilëve zakonisht u jepet kohë për të kaluar me familjen, kurse myslimanet gjithashtu marrin pjesë në festa pasi është ditëlindja e Kuaid-e-Azam.
Massarat Rashid nga Blackburn nuk vendso ndonjë dekorim në shtëpi, as nuk merr pjesë në Kishë, por gatuan ushqim dhe bashkohet me familjen.

“Unë kaloj ditën me djemtë e mi, zakonisht ftojmë familjen për të ngrënë një darkë të këndshme. Bëjmë këtë sepse janë të gjithë në shtëpi dhe është mirë ta bëjmë, megjithëse kurrë nuk kam dekoruar asgjë. Nëse keni fqinjë që e festojnë atë, atëherë u japim edhe atyre ndonjë dhuratë apo ushqim. Është bukur të shoësh familjen tënde të mblidhet së bashku, për mua është jnëjtë edhe në Bajram. Shumë familje festojnë Bajramin me drita dhe dekorime, por thjeshtë preferoj thjeshtësinë”, tha Subhani.