Ancelotti: Tifozët e Liverpoolit kanë frikë nga unë

Trajneri i ri i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka folur për takimin me rivalët nga qyteti i Liverpoolit, pak ditë para ndeshjes së kupës.

Marketing

Ancelotti gjatë karrierës së tij ka pasur shumë duele me Liverpool, dhe pretendon se ‘Të Kuqtë’ ia kanë firkën.
“Unë kam disa ditë që jam në këtë qytet dhe tashmë kam takuar tifozët e Liverpool”, ka deklaruar Ancelotti.

“Unë mendoj se ata kanë frikë nga unë. Janë të mërzitur kur më shohin sepse e kam mposhtur disa herë Liverpoolin në karrierën time”.

Ancelotti së fundi ka pasur një duel me Liverpoolin sa ishte trajner i Napolit, dhe i kishte mposhtur 1:0.