BDI takim me mërgimtarët e Gostivarit, për Kryetar Shtabi zgjidhet Nexhati Jakupi

Organizimi i tubimit me mërgimtarët në Gostivar si dhe zgjedhja e Kryetarit të Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet e 12 Prillit, ishin pikat e rendit të mbledhjes së kryesisë së degës, anëtarëve të Këshillit të përgjithshëm, Kryetarëve të Këshillave Vendore, Këshilltarëve komunal, kryesive të Forumit të Gruas dhe Forumit Rinor, deputetëve, drejtorëve dhe funksionarëve të tjerë partiak dhe institucional nga rajoni i Gostivarit.

Marketing

Kryetari z. Bashkim Hasani, njoftoi të pranishmit që nën patronazhin e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, z. Ali Ahmeti, të premten (27 Dhjetor – 2019) me fillim prej ora 18 në Qendrën për Kulturë në Gostivar, do të organizohet bashkëbisedim me mërgimtarët e Gostivarit.

“Ftohen të gjithë mërgimtarët, të bëhen pjesë e debatit të hapur me drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, për të folur mbi të arriturat e BDI-së dhe zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë” tha mes tjerash Hasani.

Në fjalimin e rastit, z. Nevzat Bejta pasi uroi për zgjedhjen e tyre anëtarët e Këshillit të përgjithshëm, nënvizoi rëndësinë që mërgimtarët të ftohen në tubim dhe nga lideri Ahmeti të informohen burimisht për të arriturat e BDI-së dhe strategjinë e re për 20 vitet e ardhëshme.

Bejta nga lideri Ahmeti është caktuar koordinator për takimet me mërgimtarët në rajonin e gjerë të Gostivarit, përfshi edhe komunën e Vrapçishtit.

Pas thirrjes për tubimin me mërgimtarët, të pranishmit unanimisht për Kryerar të Shtabit Zgjedhor të degës së BDI-së në Gostivar, zgjodhën Doktor, z.Nexhati Jakupi.

Pasi faleminderoj të pranishmit për besimin e dhënë, Jakupi potencoi që: imperativi për fitoren e BDI-së në Gostivar do të jetë shtytje dhe motivi kryesor për angazhim maksimal në këto zgjedhje.