Juventusi vazhdon të jetë goxha aktiv në merkato.
“Zonja e Vjetër” po përgatitet maksimalisht para hapjes së merkatos, derisa në synim ka vënë mesfushorin fantastik të Tottenhemit, Eriksen.
Danezi sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Londra, kurse ashtu si edhe më parë, Real Madridi mbetet opsioni i vetëm.
Megjithatë, një ndërhyrje e Juventusit në negociata, mund t’i kthejë gjërat nga zeroja. Sipas mediave italiane, torinezët janë të interesuar për t’i siguruar shërbimet e përfaqësuesit skandinav, gjithmonë nëse ky i fundit është i gatshëm për të kaluar në Apenine.
Mini-afati kalimtar pritet të jetë goxha i nxehtë sa i përket kësaj çështjeje