Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar sot nuk dëshiron që zgjedhjet e 12 prillit të shtyhen, por mund që të bisedohet për këtë dhe ai të mos dorëhiqet në rast se opozita i bllokon proceset për sjelljen e ligjeve në Kuvend, të cilat siç vlerëson ai janë të rëndësishme për qytetarët.
“Për zgjedhjet jemi marr vesh dhe ato duhet të mbahen më 12 prill. Unë jam i pari që dëshiroj që tu përmbahemi procedurave, por në rast se lejohet që opozita në mënyrë të dukshme në kuvend të gjej mënyra, ndërkohë që ka të drejtë sipas rregullores, ti bllokoj ligjet për paga dhe pensione më të mëdha, për realizimin e projekteve shtetërore të cilat nënkuptojnë jetë për qytetarët, kjo paraqet shkak shumë serioz që të flasim madje edhe për anulim të zgjedhjeve”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.