Ka ndërruar jetë njëri prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Muzafer Haruni i njohur me nofkën e luftës si Capi. Lajmin për gazetën KOHA e kanë konfirmuar familjarët e tij.
“Ka qenë për vizitë në Turqi. Ka pësuar një infarkt. Ky është një lajm i hidhur dhe i rëndë që sot mori familja jonë”, shprehen familjarët e Muzaferit.
Ndryshe, “Capi” përveç se ka qenë pjesëtarë i UÇK-së, ai ka qenë aktivistë edhe i shumë aksioneve humanitare që nga lufta e Kosovës e këndej.