Arratisja e Gruevskit, Spasovski: Kishte lëshime, Prokuroria t’i konfirmojë

Pasi presidenti Pendarovski u shpreh i zhgënjyer që edhe pas një viti ende nuk ka asnjë raport nga institucionet se si arriti ish kryeministri Gruevski të arratiset, ministri i brendshëm Spasovski u arsyetua se detaje nga raporti nuk mund të japë por raporti është në prokurori e i mbetet kësaj të fundit të përfundojë hetimet.

Marketing

“Mënyra se si ndodhi arratisja tregon qartë lëshimin, por është më së miri që këtë lëshim ta konstatojë Prokuroria dhe të ngrejë procedurë para organeve të drejtësisë për këtë dhe në lidhje me çdo ngjarje të tillë që do të na ndodhë në të ardhmen, sepse nëse nuk ngrihen procedura dhe nuk kemi ndëshkim, atëherë këto akte mund të përsëriten.”,- tha ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.