Haradinaj:Unë e bëra Kosovën funksionale, tash Kurti le të flasë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me qeverisjen e tij i ka lehtësuar shumë punën pasardhësit.

Marketing

Ai ka deklaruar se gjatë dy vjetëve qeverisje, e ka ndryshuar Kosovën për të mirë.

Haradinaj ka thënë për “Epoka e Re” se Albin Kurti mund të flasë tash çfarë të dojë, sepse gjatë këtij mandati si kryeministër e ka bërë Kosovën funksionale.

“Kosova ka ndryshuar fort për dy vjet të qeverisjes sime”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se për dy vjet të qeverisjes së tij ka prishur shumë plane të këqija dhe ka bërë shumë armiq.

Ai ka thënë se vonesat për krijimin e qeverisë së re nuk sjellin ndonjë problem në Kosovë.