Zaev: Nëse rrezikohen planet ekonomike, mund të dështojnë zgjedhjet

Kryeministri Zoran Zaev i ftuar në emisionin Magazina Ekonomike mes tjerash edhe njëherë theksoi se rrezikimi i planeve ekonomike apo bllokimi i ligjeve që janë në të mirë të qytetarëve mund të rrezikoj mbajtjen e zgjedhjeve më 12 prill të vitit të ardshëm.

Marketing

Kryeministër, dje “tronditët” opinionin se ndoshta nuk do të ketë zgjedhje më 12 prill 2020. Pyetja është: A do të ketë apo jo zgjedhje?

Do të ketë dhe duhet të ketë. Megjithatë sonte do të flasim për ekonomi, më shumë për shkak të ekonomisë, për shkak të planifikimit të biznesit, kompanive, familjeve, amvisërive e kështu me radhë, duhet të ketë dhe ky është shkak përse mund të anulohen zgjedhjet, nëse dikush i rrezikon këto plane ekonomike, që janë pjesë përbërëse të programeve qeveritare, janë pjesë përbërëse të asaj që e punon Parlamenti. Për këtë, thash që nuk do të lejojmë që dikush në mënyrë të palejuar, në mënyrë perfide, fshehtë t’i bllokojë pagat, pensionet, politikat ekonomike, investimet, zhvillimin e shtetit, me qëllim të kalkulimeve zgjedhore e kështu me radhë – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.