Ligji për gjuhët nuk do të revidohet, pohon zëvendëskryeministri Osmani

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani ka deklaruar se Ligji për gjuhët nuk do të revidohet dhe se rekomandimet e Komisionit të Venecias kanë të bëjnë me mungesën e kapaciteteve në institucionet për implementimin e tij të plotë.

Marketing

“Ideja bazë e rekomandimeve të Komisionit të Venecias është mungesa e kapaciteteve në institucionet për implementimin e plotë të të gjitha dispozitave të Ligjit që të mos ndikojë ndaj proceseve tjera, për shembull në gjyqësi, të mos ndikojë në shtyrjen e proceseve gjyqësore, dikush ta keqpërdor Ligjin për shtyrjen e proceseve gjyqësore”, ka thënë Osmani.

Sipas tij, nuk guxon të lejohet që Ligji për gjuhët të rrezikojë një proces tjetër të rëndësishëm në shtet, veçanërisht shtetin juridik.

“Dhe prandaj vendimi është se Ligji nuk do të revidohet, nuk ka një rekomandim të tillë nga Komisioni Evropian, por përmes planeve të veprimit, përmes grupeve të punës duhet në këtë fazë transitore derisa ligji nuk hyn në fuqi, ndërsa kjo është një vit pas sjelljes së tij, të përgatiten këto kapacitete me qëllim të mos ketë ndikim ndaj proceseve tjera”, ka thënë Osmani.

Theksoi se do të vazhdojë puna në krijimin e kapaciteteve, por se procesi zgjedhor do të shkaktojë kufizim në këtë proces.

“Megjithatë, presim mirëkuptim nga të gjithë megjithatë kjo është rezolutë në përdorimin e gjuhës në institucionet dhe prandaj kërkoj mirëkuptim nga të gjithë derisa nuk krijohen të gjitha kapacitetet që të implementohet. Kur do të fillojë implementimi i tij i plotë, të gjithë do të shohim se në të vërtetë vetëm ka kontribuuar deri në përafrimin mes njerëzve dhe deri në përafrim deri tek bashkësitë”, ka vlerësuar zëvendëskryeministri.

Komisioni i Venecias më 6 dhjetor të këtij viti u bëri thirrje autoriteteve në vend ta analizojnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve përmes konstatimeve me të gjitha palët e cenueshme. Ai vlerëson se në disa sfera ligji i ri mund të shkojë shumë larg me imponimin e institucioneve publike të obligimeve jo reale ligjore, veçanërisht lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në procedurat gjyqësore, i shoqëruar me sanksione të rënda në rast të mosrespektimit dhe mundësisë për ndryshim të vendimeve gjyqësore, nëse ka mungesë të përkthimit dhe interpretimit gjatë procedurës.

Sipas mendimit të Komisionit të Venecias, kjo qasje do të mund dukshëm ta ngadalësojë funksionimin e tërë gjyqësisë, duke rrezikuar prishje serioze të të drejtës së gjykimit korrekt, të garantuar me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut.

Komisioni vënë në dukje se Ligji për gjuhët nuk është i saktë se cilat dispozita vlejnë vetëm për gjuhën shqipe, dhe të cilat, gjithashtu edhe për gjuhët dhe komunitetet tjera. Ai ka dhënë disa rekomandime deri tek autoritetet, veçanërisht për lëshimin e dispozitave që kanë të bëjnë me dy gjuhësinë në procedurat gjyqësore, Gjithashtu, rekomandon obligimi që të shfrytëzohet gjuha shqipe në brendësinë dhe komunikimin mes institucional mes nëpunësve shtetërore, të kufizohet në komunikime zyrtare me shkrim ose të shtyhet derisa nuk bëhet real zbatimi adekuat i kësaj dispozite.