Data e caktuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare, 12 prill 2020 mund të vihet në pikëpyetje për shkak të prolongimit të sjelljes së ligjeve të shumta në Kuvend që për pushtetin janë të rëndësisë jetike për qytetarët. Për shkak të kësaj kryeministri Zoran Zaev ka thënë se i mundur është opsioni të mos jep dorëheqje nëse nuk sillen ligjet, ndërsa opozita ka akuzuar se bëhet fjalë për skenar të anulimit të zgjedhjeve pasi pushteti frikësohet nga përballja me popullin.
Njëherësh me paralajmërimet e këtilla të disa mediave, gjatë fundjavës duhet të mbahet takim i liderëve politik ku do të bisedohet për qeverinë e re teknike e cila duhet të formohet konform Marrëveshjes së Përzhinës, 90 ditë para afatit të dakorduar për zgjedhjet.
“Zgjedhjet janë dakorduar dhe ato duhet të mbahen më 12 prill. Unë jam i pari që dua të kemi kujdes për këto procedura, por nëse lejohet opozita në mënyrë të dukshme në Kuvend të gjen mënyra, ndërsa ka të drejtë sipas Rregullores, t’i bllokojë ligjet për paga dhe pensione më të larta, për realizmin e projekteve shtetërore të cilat kanë rëndësi jetike për qytetarët, këto janë arsye serioze të bisedojmë edhe për shtyrjen e zgjedhjeve”, deklaroi Zaev.
Se LSDM-ja po përgatitet dhe dëshiron zgjedhje sipas Zaevit, flet fakti që për të premten partia ka caktuar seancë të Këshillit qendror, në të cilën duhet të vendos për kryeministrin e ri teknik dhe për zëvendësministrat shtesë të punëve të brendshme dhe punës dhe politikës sociale.
Por, shton kryeministri, nuk do të lejojmë interesi i shtetit të sillet në pyetje për arsye se ndonjë ka agjendë të fshehur e cila “mund të jetë madje edhe legjitime vetëm nëse nuk është në dëm të shtetit dhe qytetarëve”.
Zaev potencoi se një pjesë e madhe e këtyre ligjeve miratimin e të cilave, sipas tij, e bllokon opozita, duhet të miratohen në dhjetor sepse kanë lidhje me Buxhetin që të mund implementimi i tyre të fillojë në janar.
Në kontekst të Qeverisë teknike, e cila duhet të formohet 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve më 12 prill, sipas Zaevit, ministri aktual i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski është një prej zgjidhjeve adekuate për kryeministër teknik. Për atë nëse Spasovski është propozim i tij, Zaev tha se këtë do t’ia tregoj organit që vendos, pas së cilës edhe qytetarëve do t’u kumtojë cili është propozimi i tij dhe cili është vendimi i organit të partisë.
Ministri Spasovski poashtu ka thënë se duhet të tejkalohen dallimet rreth bllokimit të miratimit të ligjeve në Kuvend dhe në këtë rast nuk kemi problem që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 12 prill.
Shteti, porositi ministri, nuk duhet të ketë problem me “bllokim” të Parlamentit dhe mosmiratimit të ligjeve të cilat janë në interes të qytetarëve. Siç plotësoi ministri i Punëve të Brendshme, marrja e vendimit përzgjedhjet ishte pikërisht përcaktuar nga qasja jonë në NATO, mbi bazë të të gjitha analizave midis partive politike, si dhe se do të përmbushet kushti për anëtarësim zyrtar të shtetit në Aleancë.
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani theksoi se është optimist se do të tejkalohet situata në Kuvend dhe se nuk do të ketë nevojë për shtyrje të zgjedhjeve të caktuara për më 12 prill të vitit të ardhshëm.
“Është herët të bisedojmë për pozita të tilla ekstreme sepse ende jemi në fazë të koordinimit mes partive politike. Koordinimi i tillë zhvillohet sot edhe me LSDM-në, me VMRO-DPMNE-në dhe e BDI-në për atë si të tejkalohet kjo bllokadë në miratimin e ligjeve në Kuvend deri në fund të këtij viti. Mendoj se partitë do t’i tejkalojnë këto pozita partiake dhe do të gjejmë mënyrë si ta përfundojmë këtë agjendë të Kuvendit sivjet dhe të vazhdojmë sipas marrëveshjes që është arritur për mirëmbajtjen e zgjedhjeve në muajin prill”, theksoi Osmani.
Presidenti Stevo Pendarovski ka thënë se nuk ka logjikë zgjedhjet të shtyhen pasi ato janë caktuar në vetëm disa muaj nga afati i rregullt si dhe ajo se do të prishte planifikimet e bashkësisë së biznesit.
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski lidhur me anulimin e mundshëm të zgjedhjeve, ka thënë se Zaevi punon në skenarin për shtyrjen e zgjedhjeve, prandaj frikësohet nga zgjedhjet dhe përballja me popullin.
Lidhja Socialdemokrate (LSDM) dhe lideri i saj dhe kryeministri aktual Zoran Zaev janë më të famshmit mes qytetarëve, tregon anketa më e re e Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) dhe Institutit për demokraci “Societes civilis” – Shkup (IDSCSH) në vigjilje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që duhet të mbahen në prill të vitit 2020.
Në pyetjen “nëse nesër mbahen zgjedhje parlamentare, për cilën parti politike do të votonin”, 22,1 për qind e të anketuarve ja në prononcuar për LSDM-në qeveritare, e çka partia ka udhëheqje të butë para VMRO-DPMNE-së opozitare, për të cilën kanë thënë se do të votojnë 20,4 për qind e të anketuarve.
Në vend të tretë është BDI-ja me rejting prej 6,6 para Aleancës për Shqiptarët me 2,6 për qind, E Majta me 1,7 BESA me 1,5 për qind, PDSH-ja me 0,9 për qind dhe Alternativa me 0,8 për qind. Dy për qind e të anketuarve në hulumtim kanë deklaruar se do të përgjigjem për ndonjë parti tjetër.
Gjithsej 13,8 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se nuk e dinë se për kë do të votojnë 12,6 për qind kanë thënë se nuk do të dalin në votim, 2,8 për qind se do ta prishin fletëvotimin, ndërsa 12,2 për qind kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjen.
Dje Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive në bashkëpunim me Nismën për një njësi zgjedhore ka mbajtur seancë të hapur rreth Propozim ligjit për ndryshimin e Kodit zgjedhor dhe Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor. Është e sigurt se Kuvendi me këtë përbërje dhe para këtyre zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk do të votojë ndryshime të modelit zgjedhor.