Maqedoni, deri 160 persona humbin jetën në fatkeqësi trafiku brenda vitit

Mesatarisht nga 150 deri 160 persona në vit i humbin jetët në aksidente. Edhe pse këtë vit në nivel shtetëror pritet ulje e numrit të të vdekurve në aksidente, megjithatë Këshilli republikan për siguri të trafikut në rrugë, siguria e trafikut nuk e ka arritur nivelin e nevojshëm dhe të dëshiruar.

Marketing

Statistikat tregojnë se në vitin 2018 në vend kanë humbur jetën 133 persona, ndërsa sipas të dhënave jozyrtare pritet numër prej rreth 130 të vdekur.

Vetëm këtë vit kanë ndodhur disa aksidente me numër të madh të të vdekurve dhe të lënduarve që sipas kryetares së Këshillit, Gordana Kozhuvarovska, e bën situatën akoma më të keqe.

“Vitin e ardhshëm, para të gjithë neve si pjesëmarrës në trafik, por edhe si institucion kompetent kanë dalë sfida serioze, të cilat besoj se do të arrijmë t’i tejkalojmë”, theksoi Kozhuvarovska.

Në nivel botëror, sipas statistikës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, brenda një viti në aksidente e humbin jetën rreth 1,3 milionë persona, ndërsa rreth 50 milionë janë lënduar.