Deputeti serb kërcënon me luftë në parlamentin e Malit të Zi

Në Mal të Zi po diskutohet për projektligjin për liri dhe fe.Kjo ka shkaktuar turbullira në vendin fqinj.

Marketing

Pasi që minoriteti serb bllokoi rrugët nëpër gjithë vendin në shenjë proteste dhe paknaqësie me ligjin, sot një përfaqësues i komunitetit ka përmendur edhe luftën në Kuvendin e Malit të Zi.

Deputeti serb i Frontit Demokratik, Andrija Mandiç tha në mbrëmje në Kuvend se ata kishin vendosur amandamentet e paraqitura pranë tyre nga Këshilli Metropolitit.

Ai tha që, nëse nuk hiqte dorë nga ligji, “kjo do të jetë një fatkeqësi për Malin e Zi”.

“Unë i bëj thirrje të gjithë shokëve të mi të luftës që nga ’91. dhe ’99. të jenë gati! Ju mund të mbështeteni tek më e keqja”, tha Mandiç.