Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, në Klan Kosova ka thënë se përkrahësit e Albin Kurtit do të zhgënjehen shumë me kalimin e kohës.“Po kthjellohen gjërat edhe më shumë kur Albin Kurti ta merr qeverinë, se duhet ta merr. Kanë me u zhgënjye idealistët e VV-se atë çka ka promovua vet. Idealistët e VV-së ka me ardhur puna me i gjuajt me gurë e me vezë këta të vet. Çka i duhet takimi me Gjuriqin? Një patrioti që në kohën kur Serbia mohonte krimet në Reçak dhe Kosovë”-tha Veseli.
Veseli përmendi edhe një detaj të rëndësishëm gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Albini në seancë ka tentuar me mbajte larg flamurin kuq e zi. Duke u frikësuar me praninë e mediave ndërkombëtare dhe komentet e tyre për veprimin e tij.”
Kreu i PDK-së foli edhe për pritshmëritë për vitin e ri 2020.
“Do të jetë viti më vendimtar për Kosovën. Ose do të hyjmë në vitin me perspektivë ose hyjmë në konflikt me njëri tjetrin. Besoj se do të dalim të suksesshëm. Bashkimi Evropian duhet të ia jep Kosovës liberalizimin e vizave. Ne duhet ti kryejmë detyrat tona. Ne e kemi një problem të madh në mes vete, e sakatosim njëri tjetrin ” tha Veseli.