Me vendosjen e raporteve policore në një data bazë elektronike, Ministria e Punëve të Brendshme do të përpiqet në ngushtoj mundësinë e keqpërdorimeve gjatë ekspertizave të aksidenteve në trafik. Ministri Oliver Spasovski gjatë prezantimit të këtij softueri tha se çdo polic gjatë kryerjes së raportit me shkrim në vendin e ngjarjes është i detyruar që brenda turnit në stacionin policor të plotësoj raportin edhe në formë elektronike. Kjo sipas tij, do të ulë mundësinë të bëhen gabime apo keqpërdorime të mundshme për të favorizuar njërën palë në një ndeshje në komunikacion.
Deri më tani kohëzgjatja e raportit mund të zgjaste një apo dy – tre muaj. Ky interval kohor ka dhënë mundësi të ketë gabime apo lëshime të qëllimshme apo jo. Përse? Sepse deri më tani ne nuk kemi pasur një sistem të unifikuar që të futen ato të dhëna të mbledhura nga vendi i ngjarjes. Tani, në këtë pjesë mënjanohet të gjitha ato mundësi për çfarëdolloj mungese të një të dhëne të caktuar, me qëllim apo pa qëllim, dhe në këtë mënyrë mundësojmë të kemi një raport të shpejtë – tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.
Nga MPB thanë se sektori i informatikës ka punuar dy vite për këtë projekt të quajtur “SNEZ”, i cili pritet të përshpejtojë procesin e përgatitjes së raportit policor, për të mbyllur çështjet e kontestueshme ndërmjet palëve dhe vetë metodologjisë së punës së policisë. Eprorët e policisë vlerësuan se më parë gjatë përgatitjes së një raporti të tillë me dorëshkrim është vonuar nga 1 deri në tre muaj, kurse kjo tani mund të kryhet për dy ditë dhe të jetë e gatshme për procese gjyqësore.