Wolves ka i ka dhënë goditjen e fundit Manchester Cityt në garën për titull, duke e mposhtur 3:2 të premten mbrëma, në një ndeshje tejet interesante.
Fillimi i ndeshjes ishte i vështirë për Manchester Cityt, që mbeti me një lojtar më pak kur portieri Ederson u ndëshkua me karton të kuq.
Edhe pse me një lojtar më pak, kampionët në fuqi u këndëllen duke shënuar dy herë përmes Raheem Sterling, për 0-2.
Sulmuesi anglez shënoi në minutat 25’ dhe 50’.
Vazhdimi i ndeshjes solli një Wolves të papërmbajtshëm, që realizoi tri gola për përmbysje të rezultatit.
Adama Traore në minutën e 55’ shënoi për 1:2, ndërsa Raul Jimenez barazoi në 2:2 në minutën e 82’.
Golin e fitores për vendasit e shënoi Matt Doherty në minutën e 89’, për 3:2.
Me këtë humbje, City mbetet me 38 pikë, 14 më pak se Liverpool që kryeson në Premierligë.