Bisedimet për krijimin e qeverisë teknike fillojnë sot në ora 16:00. Fillimishtë do të realizohet një takim me liderin të BDI-së, Ali Ahmeti dhe atij të VMRO-së, Hristijan Mickoski.
Menjëherë pastaj kryeministri Zoran Zaev do të realizoj takim me Mickoskin në qeveri. Liderët e tre subjekteve më të mëdha politike do të diskutojnë për Qeverinë teknike dhe zhvendosjen e mundshme të datës së zgjedhjeve.
Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se janë gati për Qeveri teknike dhe se më 12 prill do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga BDI thonë se Ahmeti në takimin me liderin e VMRO-së nuk do të hap tema tjera përpos rreth qeverisë teknike.