Taravari dekoroi gazetarin Marin Mema për kontributin e tij për shqiptarët!

Gazetari hulumtues i çështjeve historike, një ndër personat më të dashur të publikut shqiptar Marin Mema sot është dekoruar me mirënjohje nga ana e kryetarit të Komunës së Gostivarit Arben Taravari

Marketing

Marin Mema është një ndër gazetarët me reputacion të madh në opinionin e shqiptarëve. Ai është njohës i mirë i metodave hulumtuese në gazetari, sidomos ku ka dhënë kontribut të mëdha në çështjet historike që kanë nxjerrë të vërteta të pa thëna më herët. Duke parë kontributin e pashquar, si dhe ndihmën e fundit q dha për të prekurit nga tërmeti por edhe pjesët historike tek pjesa e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut sot Komuna e Gostivarit i ndau mirënjohje si shenj falënderimi ndaj mundit që ky gazetar jep për historinë e kombit shqiptar.