David Moyes është i gatshëm të marrë në konsideratë një rikthim në West Ham nëse i ofrohet një kontratë e përhershme.
Sipas Times, ish trajneri i Everonit dhe Manchester United, ka gjasa që të rikthehet te West Ham.
Skocezi ishte bashkuar me ‘Hammers’ në një marrëveshje afatshkurtër në nëntor të vitit 2017, dhe i ndihmoi ata të shmangin rënien nga liga, por nuk i ishte ofruar kontratë e re.
Moyes te West Ham do të zëvendësonte Manuele Pellegrinin, i cili po kalon në një presion të madh shkaku i rezultateve të dobëta në pjesën e parë të sezonit./Lajmi.net/
SHPËRNDAJE