Lideri i opozitës së VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistën e djeshme në “RTVM” foli për kritikat që ata pothuajse çdo ditë i bëjnë gjyqësorit. Ai nuk pajtohet me tezën se është hipokrite të kritikojë gjyqësorin.
“Nuk është hipokrite, unë nuk isha pjesë e asaj qeverie. Nuk ishte mirë. Nëse do të kishim një “gjyqësor Svarovski”, ndërsa sot kemi një “gjyqësor Louis Vuitton”, nuk është e mirë. Asnjëherë më parë nuk kanë ndodhur skandale të tilla që ndodhin sot në PSP. Ata paguanin honorare. Ndihem i parehatshëm. Unë jam një profesor me orare të plota dhe paga ime është 45.000 denarë. Gruaja ime është një drejtuese klase në një gjimnaz të spikatur dhe paga e saj është 25.000 denarë. Në çka ngjajnë ato pagesa mujore prej 5-6.000 euro? Kjo është paraja jonë dhe e juaja. Epo, ata nuk kanë turp. Kjo është hipokrite. Kështu që ata luftuan për drejtësi, çfarë lloj drejtësie”, tha Mickoski.
Lideri i VMRO-DPMNE-së tha se nëse ai vjen në pushtet, reformat në gjyqësor do të ishin një nga momentet historike që ai do të bëjë.
“Unë nuk kam motiv tjetër, secili prej nesh duhet të meritojë vendin në histori, ky është motivi im”, tha Mickoski