Ministri i brendshëm teknik, Deskoska:Propozimi jokushtetues

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska nëpërmes rrjetit social Facebook ka reaguar ndaj propozimit të OBRM-PDUKM-së që Dragan Kovaçki të jetë ministër i Brendshëm në qeverinë teknike.

Marketing

Sipas saj, një propozim i tillë është antikushtetues sepse personi i propozuar nuk ka qenë civil për të paktën tre vjet siç thuhet në nenin e Kushtetutës.“Prej aq shumë këshilltarëve juridikë, të paraqesësh propozim jokushtetues”, ka shkruar ajo në Facebook, duke postuar një fotografi me tekstin e nenit 97.

Në të shkruhet se “Me autoritetet e Sigurimit të Shtetit në fushën e mbrojtjes dhe policisë udhëheqin persona civilë të cilët kanë qenë civilë për të paktën tre vjet para zgjedhjes së tyre”.

Покрај толку советници од Правен, да пуштиш противуставен предлог?!

Publiée par Рената Дескоска sur Samedi 28 décembre 2019