Qeveria mbështet marrëveshjen kolektive dhe propozimi ligjin për Kulturë

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi Informatën me të cilën, ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili, i jepet autorizimi për të nënshkruar marrëveshjen kolektive në kulturë, ndërsa Ministria e Financave është e detyruar t’i sigurojë mjetet për këtë dedikim, më së voni deri më 1.07.2020, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Kulturës.

Marketing

Përveç kësaj, Qeveria e përcaktoi tekstin e propozim-ligjit për realizimin e interesit publik në kulturë, me çka ai mund të propozohet në procedurë të mëtutjeshme të miratimit nga Kuvendi i RMV-së.

“Ligji i ri për kulturë do të miratohet pas 20 vitesh dhe pas 16 ndryshimesh të tekstit në periudhën e kaluar, ndërsa me të pritet të kontribuohet në avancimin dhe zhvillimin e realizimit të kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, avancimin e bazës juridike për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, tejkalimin e problemeve aktuale në fushën, barazinë e artistëve pavarësisht prejardhjes, përkatësisë etnike, gjinisë, në krijimin e kulturës duke u mundësuar të drejta të barabarta të garantuara me ligj”, thonë nga Ministria.