Skuadra gjermane Hertha Berlin është optimiste se do ta bëjë një marrëveshje në fund të javës tjetër me Arsenalin rreth Granit Xhakës.
Mesfushori shqiptar është pajtuar me kushtet e skuadrës gjermane dhe duket se do të largohet nga Topçinjtë pasi të ketë filluar sezoni i transferimeve në janar, shkruan Daily Mail.
Pasi u zhvesh nga detyra e kapitenit, Xhaka dëshiron të largohet nga Arsenali dhe sipas të gjitha gjasave ai do të përfundojë në Hertha.