Befasia e fundvitit-pas tre vjetësh, ylli i NBA takon nënën (VIDEO)

Një histori emocionuese për këtë fundvit vjen nga NBA.

Marketing

Basketbollisti i Miami Heat, Chris Silva, ka takuar familjen e tij vetëm një herë në shtatë vitet e fundit, madje kishte tre vjet pa e parë nënën e tij.

Me mesazhin se festat duhet të afrojnë të afërmin, NBA së bashku me Miami Heat, kanë përgatitur një befasi të këndshme për Silvan.

Ata i kanë mundësuar një vizitë nënës së tij me rastin e Krishtlindjeve.

Silva pa nënën e tij për herë të parë pas tri vitesh, dhe takimi i tyre ishte vërtetë emocionues.

Lojtari nuk mundi t’i përmbante lotët, kur pa nënën e tij që kishte udhëtuar mijëra kilometra për ta takuar atë.