Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani është vlerësuar lartë pas një gjysmë sezoni superior në Serie A me Hellas Veronan.
Djaloshi prishtinas u transferua te klubi italian nga Dinamo Zagrebi për një shifër të raportuar prej 2.1 milion eurosh.
Megjithatë, ndikimi i tij ishte i menjëhershëm dhe Rrahmani shpejt u kthye në lider të mbrojtjes te Verona.
Paraqitjet e tij të mirë kanë bërë që mbrojtësi i Kosovës të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha italiane si Interi dhe Napoli.
Sot (e diel) gjatë ditës, llogaria zyrtare e Serie A në Twitter ka publikuar një postim për Rrahmanin.
Kjo llogari e ka cilësuar 25-vjeçarin si mbret të topave të rikuperuar deri tani në Serie A, me 24 sosh.
“Amir Rrahmani, mbreti i topave të rikuperuar. 240 topa në total deri më tani këtë sezon në Serie A”, shkruan në njoftimin e faqes zyrtare.