Nga e hëna në spitalin “8 Shtatori” në Shkup, do të lëshohet në përdorim laboratori i ri mikrobiologjik.
Promovimi i laboratorit u bë nga ministri i shëndetësisë dhe drejtori i spitalit Hristijan Kostov, të cilët theksuan se paraprakisht në këtë spital gjat këtij viti u lëshua në përdorim qendra kardiologjike, dhe akseleratori i ri linear për trajtimin e sëmunjeve malinje.
“Pjesë pjesë po përforcohet si infrastruktura, ashtu edhe funksionaliteti i këtij institucioni shëndetësor. Për vitin e ardhëshëm planifikojmë edhe disa aktivitete që kanë të bëjnë me infeastrukturën në të gjitha institucionet shëndetësore” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Është i madh numri i pacientëve që shfrytëzojnë shërbimet e spitalit “8 Shtatori” të cilin e vizitojnë jo vetëm pacient nga Shkupi, por nga i gjith vendi, thot drejtori Hristijan Kostov.
“Ende na mungojnë anesteziolog pasi numri i pacientëve është rritur dukshëm, ashtu siç është rritur edhe numri i intervenimeve. Domosdoshmëria për anesteziolog është për të mos e ulur numrin e pacientëve që presin për intervenime kirurgjike” – deklaroi Drejtori i Spitalit “8 Shtatori”, Hristijan Kostov.
“Laboratori është i pajisur me makineritë më të reja dhe mjetet e funksionimit, fillimisht do të aktivizohen të gjitha testet bakteriologjike,ndërsa në të ardhmne do të bëhen edhe teste virusale dhe molekulare, si dhe testimi gjenetik që do të mund të bëhet në laborator. Në shtator të këtij viti Qendra e re Kardiovaskulare në këtë spital u lëshua në përdorim” – theksoi specialistja nga kjo qendër spitalore, Andrijana Shumanovska.
Drejtori Kostov njëherit bëri të ditur se për vitin 2020 parashihet zgjidhja e problemit me sallat e vjetra të operacionit, një hapsirë prej 800 metrash katror për renovimin e së cilës proekti është gati dhe do të realizohet me mjete nga Ministria e Shëndetësisë.