Për vitin e ardhshëm për programe dhe masa aktive për punësim janë planifikuar 1,3 miliard denarë rekord, përkatësisht 200 milion më shumë se në vitin 2019. Si për krahasim në vitin 2016 për Planin operativ të buxhetit ishin ndarë 707 milion denarë, që është pothuajse gjysma e mjeteve të parashikuara për vitin 2020, kumtoi pasdite Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Plani operativ për programet dhe masat aktive për punësim që e miratoi Qeveria, informon MPPS, ësahtë sjellur në konsultim të gjërë me sektorin e biznesit dhe sindikatat dhe është krijuar sipas nevojave të tregut të punës.
Theks më i madh, theksojnë sërish vendoset në masat e vetëpunësimit, garancionit rinor, praktikës, trajnimeve për IT shkathtësive përparuese, si dhe në programet për kualifikim dhe rikualifikim të personave të papunë dhe përshtatjen e tyre për profilet e kërkuara në tregun e punës.
Në nivel të tërë shtetit përmes Planit operativ janë nënshkruar 1.484 marrëveshje për vetëpunësim. Prej tyre gjithsej 557 persona, përkatësisht 38 për qind janë persona të rinj, deri në moshën 29 vjeçare, ndërsa 518 përkatësisht 35 për qind janë gra. Në vitet e fundit rreth 15 për qind e bizneseve private të regjistruara në shtet përkasin nën programin për vetëpunësim.
Sipas MPPS, masat aktive nga Plani operativ në periudhën e fundit kanë dhënë rezultate jashtëzakonisht të mira në zvogëlimin e numrit të të papunësuarve, veçanërisht te të rinjtë. Papunësia te rinia për një vit është zvogëluar për 10 për qind.