Barcelona konfirmoi të hënën se Arthur do të mungojë tre javët e ardhshme pasi ai vazhdon trajtimin për dëmtimin e tij, ndërsa Marc-Andre ter Stegen është mënjanuar me telashet e gjurit.Ekipi u kthye në stërvitje të dielën dhe ka dy seanca të hënën [sot] ndërsa ata rritin përgatitjet për ndeshjen e tyre të radhës në La Liga me Espanyol.
Arthur do ta humbasë lojën e së shtunës, ndërsa Neto mund të ketë shansin të luajë pas dëmtimit të Ter Stegen, i cili nuk pritet të mungojë më shumë se një ndeshje, përcjell lajmi.net.
“Lojtari i skuadrës së parë Arthur vazhdon të marrë trajtim për dëmtimin e ijëve të tij dhe ai pritet të kthehet pas 3 javëve”.
“Marc ter Stegen është duke marrë trajtim për një problem të gjurit të tij të djathtë që e përcolli pas ndeshjes së fundit të ligës. Ai aktualisht është i padisponueshëm dhe shërimi i tij do të diktojë kthimin e tij”, thuhet në njoftimin e klubit katalanas.