Në burgun e Shutkës do të ketë dy dhoma për lutje fetare

Edhe pse raportet e shumta dedikuar kushteve në burg, bëjnë vërejtje për kushte mizore, në të cilat të burgosurit e kalojnë vuajtjen e dënimeve të tyre, drejtori i burgut të Shutkës këmbëngul që kushtet janë përmirësuar, nga ardhja e tij në këtë detyrë, para 6 muajsh. Këtë e bazon në disa renovime që janë bërë në disa qeli, mirëpo ai siguron se ky institucion do të pësoj edhe shumë ndryshime të tjera. Veç tjerash drejtori Esad Rahiq premton se do të bëhen 2 dhoma si vend ku personat e bashkësisë islame dhe asaj krishtere do të mund të kryejnë obligimet e tyre fetare.

Marketing

“Gjendja është përmirësuar shumë, krahasuar me atë para 6 muajsh. Sa i përket kushteve sa i takon shëndetësisë, kemi 2 ambulanca, njëra e vjetër dhe tjetra e re. Tani ambulanca e vjetër do të rinovohet edhe pjesa e stomatologjisë. Kurse ambulanca e re do të ndahet në dy hapësira që do të jenë si dhoma për lutje dhe do i dedikohen të paraburgosurve të komunitetit musliman dhe atyre krishterë, që të mund të kryejnë obligimet e tyre fetare”, deklaroi Esad Rahiq, drejtor i burgut të Shutkës..

Zëvendës drejtori Sadulla Arifi, bëri të ditur se tani do të bëjnë punësimin e 11 gardianëve, prej tyre 5 do të jenë shqiptarë.

“Tash bëjmë diku punësime të reja për 11 gardian të burgut, ku 5 i kemi shqiptarë dhe marrin pozicionet udhëheqëse, zëvendës komandantin e policisë së burgut dhe komandantin në hyrje, dmth brenda në burg, në paraburgim dhe vendet kyçe që duhet ti marrin pozicione si shqiptarë”, deklaroi Sadulla Arifi, Zëvendës drejtori.

Të pyetur se a ka të paraburgosur të privilegjuar, ata e mohuan këtë gjë. Mirëpo të paraburgosur si Boki 13, që është i akuzuar për zhvatje ai shfrytëzon qelinë e burgut të Hagës, vend që skajshmërisht dallon prej qelive të tjera. Ndërkaq, këto përcaktime, sipas drejtorit bëhen në bazë të CV-së të personave të paraburgosur.