Gjinekologjia Çair falënderon Telekomin dhe kryetarin e bordit Nazim Bushi

Spitali gjinekologjik obstetrik në Çair sot ka marrë një donacion nga Telekomi i Maqedonisë dhe atë në paisje për sterilizim, me ç’rast krerët e këtij institucioni kanë falënderuar për gjestin, i cili do të lehtësoj punën e tyre.

Marketing

“Një falenderim i veçantë deri tek Telekomi i Maqedonisë е në veçanti falenderojmë kryetarin e bordit të drejtorave Nazim Bushi si dhe drejtori i përgjithshëm Nikolla Ljushev, të cilët vendosën që sot institucionit tonë t’i dhurojnë një donacion, pajisje për sterilizim, me ç’rast lehtësuan punën tonë të deritanishme dhe konfirmuan edhe një herë statusin e bashkëpunëtorëve tanë permanentë”, thanë nga spitali gjinekologjik në Çair.