Maqedonia e Veriut vitin 2020 e nis me Qeveri teknike

Maqedonia e Veriut në vitin 2020 hyn me Qeveri teknike, pasi që më 3 janar do të dorëhiqet kryeministri Zoran Zaev pas një Qeverisje më shumë se tre vite, përcjell INA. Largimi i tij vjen si rezultat i zgjedhjeve të parakohshme që janë caktuar më 12 prill, me insistimet e vazhdueshme të opozitës, pasi që vendi nuk siguroi datën për fillimin e bisedimeve me BE.

Marketing

Në përputhje me procedurat kushtetuese dhe sipas marrëveshjes së Përzhinës, 90 ditë para zgjedhjeve duhet të formohet Qeveria teknike, që do të thotë më 3 janar. Kryeministri teknik është propozuar Oliver Spasovski, ministri aktual i MPB-së. Ndërsa opozita e VMRO-së do udhëheq me ministrinë e MPB.