Zaev:Në vitin 2020 edhe më shumë do ta ndezim zjarrin e bashkimit dhe solidaritetit (video)

Kryeministri, Zoran Zaev, ka përcjellë urime për Vitin e Ri 2020. “Disa orë para Vitit të Ri, kur të gjithë jemi me më të afërmit tanë, ju dëshiroj një të nesërme më të mirë, shëndet, gëzime dhe ngrohtësi”,- theksoi Zaev.

Marketing

Në video mesazhin e tij, Zaev po ashtu thekson se “disa bashkëqytetarë tanë sonte do të jenë në vendet e punës në spitale, polici, shërbimet zjarrfikëse në Armatë. Do të kujdesen për vendin dhe sigurinë tonë, të gjithë atyre t’u shprehim respekt dhe mirënjohje. Për pjesëtarët e ARM-së dhe gjithë qytetarët viti 2020 do të jetë vit për t’u mbajtur mend Maqedonia e Veriut edhe formalisht do të bëhet anëtare e aleancës më të fuqishme, NATO-s. Asgjë nuk do të na ndalojë dhe fuqishëm do të trokasim në dyert e BE-së, sepse kemi çfarë të themi. Të jeni krenarë për këto të arritura. Sot dua të premtojmë se në vitin 2020 edhe më shumë do ta ndezim zjarrin e bashkimit dhe solidaritetit, se do t’i kultivojmë dashurinë dhe mirëkuptimin ndaj tjetrit. Këto janë hapa të thjeshtë, por të mëdhenj. Të vazhdojmë të jemi shembull për të cilin flasin të gjithë. Çdo njeri është i rëndësishëm, prandaj investojmë te qytetarët tanë, në ardhmërinë te fëmijët. Tërë populli ynë, pa përjashtim, është pasuria jonë më e madhe”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev, në video mesazhin për Vitin e Ri.

https://www.facebook.com/zaevzoran/videos/509694353233908/