Selami: Viti 2019 i frytshëm dhe mjaftë produktiv, në 2020 kemi plane të reja!

Zv/Drejtori i Agjensionit për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural z. AbdulSelam Selami vlrëson se vitin që po e lëmë pas ka qenë i frytshëm dhe mjaftë produktiv, ndërsa në 2020 ka plane të reja!
Ja çfarë shkruan në fejsbuk Selamni:
Të dashur miq,
Në prag të ndërrimit të motmoteve, duke dashur të sublimoj dhe të kujtoj vitin që po lëjmë pas, vlerësoj se kaluam një vit mjaftë produktiv dhe të frytshëm sipas planit të paraparë.
Viti i Ri 2020 na pret me projekte dhe plane të reja, që shpresojmë t’i realizojmë në afatin e paraparë kohorë dhe me rezultatet e duhura. Por, mbi gjitha dua me këtë mesazh të gjithëve të ju uroj që Viti 2020 të ju gjejë me plot shëndet dhe t’ju sjellë plot bereqet dhe harmoni në familjet tuaja! Gëzuar!

Marketing