Haraçina për herë të parë me çerdhe, MPPS nënshkroi marrëveshje me katër komuna

Ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska, ka nënshkruar sot marrëveshje me katër komuna të vendit për ndërtimin e 4 çerdheve të reja për arsimim parashkollor edhe atë në Karposh, Vallandove, Probishtip dhe Haraçinë. Këto çerdhe janë pjesë e programit për të arritur qëllimin e Qeverisë që deri në vitin 2024 të krijohen mbi 7 mijë vende për fëmijët në institucionet e arsimimit parashkollor.
Milla Carovska
“Në programin për investime në arsimin parashkollor, ministria dhe Qeveria morën obligim që deri më 2024 do të hapin 7.5 mijë vende të lira në arsimin parashkollor dhe kjo është investim I drejtpërdrejtë për fëmijët. Me këto që nënshkruajmë sot, këtë vit e përmbyllim me 13 marrëveshje të nënshkruara për ndërtim të çerdheve në 2020-2021 edhe atë sot në Komunat Karposh, Vallandovë, Probishtip dhe Haraçinë, ndërsa në dy tre muajt e kaluar nënshkruam me komunat Koçan, Negotinë, Kisella Vodë, Kavadarc, Gjorçe Petrov, Strumica, Kriva Pallanka, Bogovinë dhe Resnjë”
Në ditët e fundit të saj në krye të kësaj ministrie, para largimit në postin e ri në Qevernë teknike, ministrja Carovska tha se Qeveria do të vazhdojë të investojë në sistemin parashkollor pasi vlerësohet si një segment mjaft i rëndësishëm në zhvillimin e mëtejmë të fëmijëve.
Milla Carovska
“Me këtë vërtetë dëshmojmë se arsimin parashkollor e vendosim në krye të piramidës së arsimit, se nëse investojmë në arsimimin parashkollor vërtetë investojmë edhe në nivelet e tjera, sepse starti I fëmijëve në fillim të arsimimit është I rëndësishëm. Programet do të ndryshojnë edhe më tej, do të adaptohen me jetën bashkëkohore, andaj edhe vendosën programin për zhvillim socio-emocional që testohet në arsimimin parashkollor. Gjithë kjo me qëllim që fëmijët të jenë më të përgatitur për të ballafaquar me sfidat e mëtejme në jetë”
Nga buxheti I shtetit Carovska njoftoi se janë ndarë 105 milion denarë për vitin e ardhshëm, ndërsa në këto dy vite janë investuar 180 milion denarë. Ministrja Carovska tha se përveç ndërtimit të çerdheve, investime bëhen edhe në kuadrin edukativ në institucionet parashkollore, ndërsa theksoi se vetëm gjatë këtij viti pagat janë rritur për 21%.

Marketing