Papa Françesku bën thirrje që njerëzit të lënë telefonët dhe të bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin

Papa Françesku bëri thirrje që njerëzit të lënë mënjanë telefonët e tyre në një tavolinë ngrënieje dhe të fillojnë të bisedojnë me njëri tjetrin.

Marketing

“Duhet të rikthejmë komunikimin në familjet tona,” tha Papa Françesku gjatë fjalimit të tij në Sheshin Shën Pjetri.
Papa është një përdorues i rregullt i media sociale dhe shpeshherë lejon të fotografohet edhe në foto selfie.

Kjo nuk është hera e parë që Papa, i cili ka mëse 18 milionë ndjekës në Twitter, kërkon që të reduktohet koha e shpenzuar në pajisje elektronike.

Në 2017-ën ai ishte shprehur se gjatë një ceremonie në kishë, priftërinjt nuk thonë ngrini telefonët tuaj mobil për të bërë foto por ngrini zemrat peshë.