Halil Kastrati, njeriu i Vitit

Dikur vetëm i ushqente nevojtarët, sot Halil Kastrati me shoqatën e tij i bënë edhe me kulm mbi kokë.
Kur jeta të mbështet për muri… Kur shpresa shuhet… Kur më së shumti kemi nevojë për njëri tjetrin. Është Halil Kastrati, njeriu i vitit!

Marketing

365 ditë plotë sfida, lot, por edhe ëndrra të bëra realitet falë Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”.
E mira nuk harrohet e as ata që na duan në të vërtetë. Kjo vërehet nga fjalët falënderuese të familjes 10 anëtarëshe Muhaxheri nga fshati Lladroviq në Komunën e Malishevës, e cila u ndihmua nga Halil Kastrati dhe shoqata që drejton “Jetimat e Ballkanit”.

Çdo ditë e Halil Kastratit nuk është e njëjtë, por ka një qëllim, t’i ndihmojë ata që kanë nevojë.
Një dite të Halil Kastratit iu bashkua edhe ekipi i emisionit “Radar” me Edita Dolin në Radio Dukagjini.
Emocione pafund, lot dhimbje për nevojtarët e gëzimi për iniciativën e Halil Kastratit dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

Rrugëtim për në fshatin Drenoc të Komunës së Prishtinës, nuk ishte i zakonshëm. Gjersa po prisnim të bëhemi bashkë për vizitë në familjen e zonjës Advije Imeri, Halilin e takonin banorë të ndryshëm.

Zonja Advije, një nënë që kujdeset për katër fëmijët e saj, pa burrin i cili i ka vdekur, rrëfen për gjendjen që kanë.
Advija tregon për gjendjen e saj. Halil Kastrati me thjeshtësinë e tij ndau lajmin e mirë, por të papritur për familjen Imeri. Kësaj familje i është blerë banesë.

Kjo familje është një nga mbi 400 të tilla që kanë përjetuar gëzimin më të madh gjatë gjithë jetës së tyre.
Por kush është heroi i shumë shqiptarëve, Halil Kastrati?
Në 10 vjetorin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit|, ai kujtoi rrugëtimin që nisi për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë.