Në Klinikën për Toksikologji mbrëmë janë pranuar 29 pacientë në gjendje të alkoolizuar, prej të cilëve më i riu ka qenë 14 vjeçar, ndërkaq më i vjetri 63 vjeç. Në Qendrën Klinike Urgjente janë pranuar 105 pacientë.
“Për fat këtë vit nuk ka pasur rritje të dozës me substancave psikoaktive. Të gjithë pacientët pas qëndrimit të disa orëve dhe trajtimit në Klinikë janë lëshuar në shtëpi”, deklaroi Irina Jurukov nga Klinika e Toksikologjisë.
Te pacienti 14 vjeçar, Jurukov ka konstatuar se lehtë është helmuar me alkool, e cila te të rinjtë mund të ndodh lehtë, gjegjësisht me një gotë alkool.