Policia ka njoftuar se një 48-vjeçare nga Shkupi ka humbur jetën në parkingun mes poliklinikës ‘Jane Sandanski’ dhe kishës ‘Shën Ilija’.
Nga mjeku i ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekje ndërsa trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.
Rasti është denoncuar në polici në orën 13:10 ndërsa hetimi në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Shkup.