Veprimet e pandërgjegjshme të Sejdiut vazhdojnë!Shkarkon edhe një drejtor

Veprimet e papërgjegjshme të kryetarit të komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu si duket nuk kanë të ndalur. Pas ndërimit të tre drejtorëve të shkollave fillore një ditë para vitit të ri, ndërimi drejtorëve vazhdon edhe në ditën e parë të punës së vitit që sa po kemi hyrë.
Sot mësohet se kryetari Sejdiu ka shkarkuar edhe drejtorin e katërt me rradhë në këtë komunë, respektivisht drejtorin e shkollës Fan Noli në fshatin Trebosh duke e zëvendësuar me militant partiak në prag të zgjedhjeve që pritet të mbahen së shpejti.
E gjithë kjo ndodh në një periudhë parazgjedhore dhe si duket më qëllim të menduar mirë nga ana e kryetarit Sejdiu, në një kohë kur rejtingu i vetë kryetarit dhe subjektit që ai përfaqëson është në nivelin më të ulët të mundshëm në këtë komunë. Me anë të këtyre veprimeve të pamatura është munduar që sadopak të përmirësoj rejtingun partiak duke u paraqitur si viktimë para shqiptarëve në një kohë që Ministrisë e Arsimit është e obliguar të zbatojë ligjin, që nënkupton edhe marrjen e kompetencave në arsim, kryetarit të komunës për së treti herë më rradhë.

Marketing