Shpenzimet kapitale në buxhetin për vitin 2019 janë realizuar 78 për qind në krahasim me projektimet.
Shpenzimet kapitale në shumën e tyre absolute janë 17.8 miliard denarë, që është për 5.7 miliard deanrë më shumë se viti 2018, theksoi ministrja e financave, Nina Agellovska, e cila prezantoi realizimin e buxhetin për vitin që lamë pas.
Sipas saj, të ardhurat në buxhet janë realizuar në vlerë prej 203.9 miliard denarë që është rritje për 8.2 për qind në krahasim me vitin 2019.
“Në kuadër të të ardhurave totale, të ardhurat nga tatimet dhe kontributet janë realizuar në vlerë prej 97.2 për qind, që është rritje prej 8.2 për qind në krahasim me vitin 2018. Shpenzimet totale janë realizuar në vlerë prej 3.5 miliard euro, apo 95.3 nga e projektuara në buxhet. Deficiti buxhetor ka shënuar 13.6 miliard denarë, apo 1.95 për qind nga bruto prodhimi vendor i projektuar dhe për pagesën e borxhit janë shfrytëzuar burime vendase dhe të huaja.”,- tha ministrja e financave, Nina Angellkovska.
Angellovska më tej shtoi se rritja e limitit për pagesë në kesh prej 500 euro në 3000 euro është vendim i deputetëve në Kuvend dhe jo resorit të saj. Deputetët në kuvend me procedurë të shkurtuar votuan ndryshimet e Ligjit për Parandalimin e Larjes së Parave dhe Financimin e Terrorizmit, me çka limiti u ngrit në 3000 euro.
“Bëhet fjalë për propozim të deputetëve. Prioritet i ekonomisë gri është pagesa pa para të gatshme. Duhej të analizohet lartësia e pragut të ri. Shumë nga odat ekonomike potencuan se pragu është në nivel tejet të ulët dhe se mund të ndikojë në rritjen e ekonomisë gri. Ka vende që nuk kanë aspak limit, ndërsa Kroacia, Bullgaria dhe Sllovenia kanë limit në vlerë prej 5000 euro. Strategjia e Ministrisë së Financave është që të ulet pagesa me kesh dhe të analizohet kjo masë që për një vit të shpallet efekti i arritur.”,- tha ministrja e financave, Nina Angellovska.
Sa i përket lojës shpërblyese “TVSh-ja ime” rezultatet janë tejet të mira dhe vetëm gjatë dhjetorit ka pasur 12.3 milion xhirollogari të skenuara, me çka është rritur pagesa e TVSh-së për 12 për qind në muajin dhjetor. Sipas Angellovskës, çdo ditë e më tepër rritet numri i shfrytëzuesve të rinj, me ç’rast qytetarët janë pjesëmarrës aktivë në luftën kundër ekonomisë gri. (